Drejt përfundimit punimet për rikonstruksionin e rrugës ‘Iljaz Kosova’ Elbasan
“E kemi besuar vetëm kur pamë makineritë në rrugë”– Banor i zonës
Në këtë lagje po përmbyllet një rikonstruksion i plotë dhe sistemim urban, në ndihmë për 8000 banorë. Këta të fundit me kërkesa të kahershme për rikonstruksionin e kësaj rruge janë shprehur se kjo ndërhyrje është dashur të kryhet me herët, për shkak të qarkullimit të lartë të makinerive dhe këmbësorëve.
Duke qenë një zonë fushore, ndër vite ka patur gati një trefishim të numrit të banorëve dhe rruga e mëparshme nuk i përgjigjej në asnjë moment elementëve bazë të infrastrukturës që nga kanalizimet e ujërave të zeza, ujit të pijshëm etj. Z. Gledian Llatja Kryetar Bashkie.
Rruga në të gjithë gjatësinë e saj karakterizohet nga njësi të vogla biznesi si dhe banesa private. Në bashkëpunim me banorët e zonës dhe Njësine Vendore Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka mundësuar plotësimin e të gjithë parametrave në zhvillimin e kësaj hapësire urbane.
Qeveria Shqiptare përpos projekteve makro në vend, në drejtim të zhvillimin ekonomik/social rajonal e kombëtar, së pari është pranë qytetarit në përditshmërinë e tij për të siguruar kushtet e duhura në jetesën në komunitet.
Në fund të këtij aksi ndodhen gjithashtu dhe varrezat e qytetit, ceremonitë për të cilat hasnin vështirësi të shumta, e ndërkohë për sigurinë e banorëve shtëpitë e të cilëve ndodhen pranë rrugës kryesore me vendosjen e sinjalistikës dhe ndricimit jepet zgjidhje përfundimtare procesit të rehabilitimit të kësaj zone.