Rigjenerimin urban të shëtitores bregdetare qendrore të Vlorës, sheshit të flamurit dhe portit
Deri më tani janë realizuar rreth 40% e punimeve
Qyteti i Vlorës po ndryshon me shpejtësi ku zona qendrore ujore rreth dhe prapa portit dëshmon për këtë. I ashtuquajturi projekti për Ballinën Ujore, gërsheton projektet kryesore përreth zonës dhe krijon një identitet të fortë, të fuqishëm, ndërsa gjetja përsëri e hapësirës për trashëgimi dhe histori, krijon një pikë qendrore të qytetit të Vlorës në vijën ujore.
Aktualisht për këtë projekt janë duke u kryer punime mbushje me dhe për gjelbërimin, punime betonimi për rrathët. Gjithashtu vijojnë proceset për sistemim nivelim me cakëll dhe stabilizant për rrugicat dhe punime betonimi për galerinë dhe sheshin e zhytur.
- Muzeu i Pavaresise
- Sheshi Isa Boletini
- Zhvillimet pergjate sheshit Isa Boletini
- Porti
- Sheshi Pavaresia
1.Përmes këtij investimi, Muzeu i Pavarësisë merr vlera të tjera dhe pozicionohet vizualisht më pranë vizitorëve, mjediset e të cilit vizitohen cdo ditë nga dhjetra qytetarë. Punimet lehtësojnë aksesin dhe rehabilitojnë zonën përreth me kushtet më të mira urbane.
2/3.Sheshi Isa Boletini është një pikë e rëndësishme e qytetit jo vetëm për banorët e Vlorës por edhe për vizitorët dhe turistët. Kjo pikë strategjike e pozicionuar anës detit dhe e lidhur ngushtësisht me Projektin e Lungomares, Rrugën Transballkanike dhe Bulevardin Ismail Qemali shfaqej më herët kaotike, me një tipologji ndërtesash të ndryshme si godina banimi, hoteleri, restorante etj. Projekti synon krijimin e një parku tërheqës qendror të karakterizuar nga një sekuencë hapësirash publike (jeshile dhe minerale) që kujdesen për nevojat e ndryshme të një qyteti në zhvillim si Vlora dhe gjithashtu rikthimin e uniformitetit.
4.Porti i Vlorës është i dyti më i madh në vend dhe konsiderohet si pjesë e Master Planit të Lungomares në Vlorë. Rrugës së Re Trans-Ballkanike ose Korridorit Kulturor, e cila ka përfunduar, po i shtohet dhe segmenti i dytë që fillon nga rruga ekzistuese për në port. Në pjesën e portit po rikonvertohet dhe do të hiqet kufizimi që tregon mbylljen e shëtitores dhe daljen e menjërshme në breg duke krijuar një linjë të plotë të investimit në qytetin bregdetar.
5.Sheshi Pavarësia rrethohet nga rrugët: “Kosova”, “Pelivan Leskaj” si dhe është pikë kyce e Bulevardit Ismail Qemali. Pozicioni strategjik i këtij rrethrrotullimi përbën një pike reference për rrugët më të rëndësishme të qytetit të Vlorës.
Sheshi Pavarësia ka një fluks të konsiderueshëm lëvizjeje makinash dhe këmbësorësh dhe është tepër i rëndësishëm për banorët dhe vizitorët e Vlorës pasi bën të mundur lidhjen me rrugën Transballkanike, dhe është pika kryesore shkarkuese e gjithë fluksit që vjen nga Bulevardi si dhe mundëson daljen në Rivierën e Vlorës.