Deri më tani janë realizuar rreth 60% e punimeve të parashikuara

Rruga fillon nga Kryqëzimi ekzistues i Rrugës Transballkanike me Rrugën e Zvërnecit i parashikuar nga Projekti i Zbatimit të Rrugës Transballkanike Vlorë, si një Kryqëzim i thjeshtë në formë T dhe vazhdon sipas zgjatimit të aksit ekzistues në ndërtim të rrugës Transballkanike me linjë të drejtë me gjatësi 140m dhe lidhet me portin me një kthese me rreze 57m.

Me realizimin e këtij projekti përfundon e gjithë gjatësia e rrugës, pra edhe lidhja e superstradës Fier-Vlorë me rrugën Transballkanike deri në Port. Kështu përmirësohet në mënyrë të dukshme lëvizja e mjeteve të transportit në port.

60%
Aktualisht punimet po vijojnë për mbushje dhe ngjeshje me stabilizant për rrugën atje ku ka shesh të lirë, punime shtrim bordurash dhe punime shtrim stabilizanti për trotuarët atje ku ka shesh të lirë.

Ky projekt është pjesë e zinxhirit të investimeve të ndërmarra nga Qeveria Shqiptare në Qytetin e Vlorës për sigurimin e infrastrukturës së plotë, aksesit, shërbimeve e hapësirave të domosdoshme për një qytet bregdetar.