Deri më tani janë realizuar rreth 45% e punimeve për objektin “Ndërtim, Asfaltim, Rrjeti Inxhinierik, Rruga Nr.1, Lëkurës, Loti 1+2”

Qyteti i Sarandës vijon të mbetet një prej qyteteve më të frekuentuara nga turistët e huaj me një përqëndrim të lartë gjatë sezonit veror. Fondi Shqiptar i Zhvillimit në bashkëpunim të vazhdueshëm me Njësinë Vendore vijon të plotësojë dhe përmirësojë kushtet infrastrukturore, për të lehtësuar qarkullimin dhe mundësuar standarde bashkëkohore.

Kërkesa në kohë për këtë ndërhyrje vjen jo vetëm nga banorët e zonës, por nga turistët e shumtë të cilët hasnin  vështirësi dhe një panorame aspak normale gjatë sezonit turistik.

Kryetari i Bashkisë z. Gurma, teksa përshëndet këtë investim dhe bashkëpunim me financim të Qeverisë Shqiptare shprehet se:

Adrian Gurma

Kryetar i Bashkisë Sarandë
“Do të jetë një unazë panoramike e Sarandës, që lehtëson ndjeshëm fluksin e lëvizjes urbane kryesisht gjatë sezonit turistik, por që jep në të njëjtën kohë tjetër qasje, koncept e zhvillim për zonën ku ajo kalon.”
Banorët shpesh e cilësojnë si një Bypass për Sarandën, i cili do të çlirojë trafikun deri në rrugën për në Ksamil dhe do kthehet në një nyje të bukur për qytetin.

Ndërhyrja parashikon një vlerë të shtuar për zonën, me parametra të plotë të një rruge urbane pasi në vijim përgjatë gjatësisë së saj do të plotësohet me ndriçim, sinjalistikë, gjelbërim. Kjo rrugë favorizohet dhe nga një pozicion panoramik që mund të shfrytëzohet përgjatë gjithë ditës, përtej pikëpamjes infrastrukturore.