Bazuar në nenin 7, të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (në vijim “LDI”), Fondi Shqiptar i Zhvillimit (në vijim “FSHZH”) publikon Programin e Transparencës (në vijim “PT”) të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”).
FSHZH publikon informacion sipas veprimtarisë së saj funksionale, si dhe do të rishikojë e përditësojë PT në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive.
Në PT të FSHZH janë specifikuar kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë do të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të FSHZH. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit FSHZH vlerëson nësë ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.
Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga FSHZH.
Në programin e transparencës janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, FSHZH mban parasysh interesin e publikut si dhe mundëson aksesimin lehtësisht në informacionin publik.
Rubrika
- Rreth autoritetit - Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH)
- Kuadri ligjor rregullator
- E drejta për t'u informuar dhe për t'u ankuar
- Mekanizmat monitorues që veprojnë mbi FSHZH
- Informacion mbi të dhënat financiare
- Informacion për procedurat e prokurimit
- Shërbimet që ofrohen nga FSHZH
- Procedurat për hartimin e akteve ligjore/nënligjore
- Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit
- Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve
- Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga FSHZH
- Informacione/dokumente për publikim
- Struktura organizative/Organigrama
- Struktura e pagave - LIGJ Neni 4 (Statusi Juridik)
- Funksionet dhe detyrat e FSHZH
- CV-të dhe pagat e nënpunësve (LIGJ Kreu III) që janë subjekt deklarimi sipas ligjit, përfshirë dhe anëtarët e kabinetit të titullarit të FSHZH-së, përshkrim të procedurës së zgjedhjes, kompetencat dhe detyrat e tyre
- Procedura që ndjekin funksionarët e lartë të FSHZH-së për të marrë vendime - LIGJ Neni 7
- Procedurat dhe mekanizmat për të bërë kërkesë dhe ankesë që lidhen me veprimet ose mosveprimet e FSHZH ( Përfshirë adresën postare/elektronike për depozitimin e kërkesave dhe ankesave - Afatet dhe mënyrën e kthimit të përgjigjeve - LIGJ Neni 15)
- Legjislacion ndërkombëtar - FSHZH vepron ne baze te Guideline të brendshëm të institucioneve financiare ndërkombëtare
- Legjislacion kombëtar
- Akte nënligjore - Kap. 4 Ligjshmeria dhe Marrëdhëniet
- Rregullore - Kap. 4 Ligjshmeria dhe Marrëdhëniet
- Kodi i sjelljes
- Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit
- Strategji - Kap. 2 Zhvillimi Rajonal dhe Programet
- Raport vjetor
- Manuale/dokument politikash, që ka lidhje me funksionet e AP dhe që prek publikun
- Koordinator për të Drejtën e Informimit: Ina Kosta
- E-mail: ikosta@albaniandf.org
- Nr. i gjelbër: +355 (0)4 22 35 597/8
- Adresa: Rruga "Sami Frashëri", Nr 10 Tiranë - Albania
- Orari: E Hënë - E Enjte: 08 : 00 - 16 : 30; E Premte: 08 : 00 - 14 : 00
- Format kërkese / Shpjeguese (Hapat që duhet të ndiqen për të bërë një kërkesë për informim)
- Format ankese / Shpjeguese (Procedura e ankimit tek Komisioneri - LIGJ Neni 24)
- Rezolutë e Kuvendit të Shqipërisë (nëse ka të tillë - Jo)
- Planet strategjike të punës - II. Zhvillimi Rajonal dhe Programet/Kuadri Strategjik
- Raporte monitorimi/auditimi (1.9 Kontrolli dhe perputhshmëria e aktivitetit)
- Dokumente të tjera që përmbajnë tregues të performancës së FSHZH-së
- Buxheti, plani i shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara - Kreu III, Menaxhimi Financiar
- Raport vjetor për zbatimin e buxhetit dhe anekset - Kreu III, Menaxhimi Financiar
- Donacione, sponsorizime
- Dokumente që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara
- Lista e kontratave të lidhura (përfshirë shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve)
- Regjistri i parashikimeve të prokurimit publik
- Regjistri i realizimeve të prokurimit publik
- Informacion mbi zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme - Kap 5 Prokurimi dhe Kontraktimi i Shërbimeve
- Njoftimi dhe konsultimi publik
- Komente/Rekomandime/Opinione të palëve të interesuara/grupe interesi*
- Shqyrtimi i komenteve dhe rekomandimeve*
- Raportet vjetore për transparencën në procesin e vendimmarrjes - Raportet Vjetore
- Procedura/mekanizma për të dhënë mendime lidhur me hartimin e politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të FSHZH-së - Bazuar në Ligjin Nr. 10 130 për Fondin Shqiptar të Zhvillimit, FSHZH gëzon satusin juridik të agjensisë jofitimprurëse dhe nuk harton/inicion akte ligjore
- Emër mbiemër të koordinatorit për konsultimin publik, adresë postare/elektronike - Z.Dritan Pistoli, Email: dpistoli@albaniandf.org
- Lista e dokumenteve që administrohen nga FSHZH me afatet e ruajtjes / FSHZH vepron bazuar edhe në Guideline të brendshëm të institucioneve financiare ndërkombëtare për FSHZH-në ku ndër të tjera përfshihen edhe afatet kohore të mbajtjes së dokumentacionit për secilin program dhe nënprojektet e tij
- Regjistri i Kërkesave dhe përgjigjeve i përditësuar
- Njoftime të ndryshme
- Njoftime për procedurat e rekrutimit/pranimit në shërbim civil - Bazuar ne ligjin Nr 10 130 FSHZH gezon statusin juridik si organizate jofitimprure dhe nuk aplikon procedurat e rekrutimit/pranimit në shërbim civil.
- Raporte
- Publikime
- Statistika
- Projekte
- Bashkëpunime