Përmbledhja e gjetjeve kryesore të vrojtimit të turistëve, grupeve të fokusuara dhe numërimit të turistëve, 2020
Raporti Final “Përmbledhja e gjetjeve kryesore të vrojtimit të turistëve, grupeve të fokusuara dhe numërimit të turistëve, 2020” është përgatitur nga QSHKE me mbështetjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH) në kuadër të zbatimit të PZHIUT. Ky raport është i organizuar në 5 (pesë) kapituj. Kapitulli i parë paraqet një përshkrim të Vrojtimit të Turistëve 2020 mbi qëllimin dhe metodologjinë e përdorur; Kapitulli i dytë analizon Gjetjet e Vrojtimit të Turistëve, 2020 duke bërë njëkohësisht një krahasim të të dhënave me vrojtimin e vitit 2019, 2018 dhe studimin bazë 2016; Kapitulli i tretë përshkruan Gjetjet e Diskutimeve në Grupe të Fokusuara; ndërkohë Gjetjet e Numërimit të Turistëve në 9 destinacione turistike të përfshira në projekt gjenden në kapitullin 4 (katër); dhe konkluzionet apo rekomandimet e nxjerra nga vrojtimi i turistëve 2020 dhe diskutimet në grupe të fokusuara gjenden në Kapitullin 5 (pestë).
Për më shumë informacion si më poshtë vijon:
Versioni Shqip: PZHIUT_ACER_ ADF_ALB_Raport Final 2020
Versioni Anglisht:PIUTD_ACER_ ADF_ENG_ Final Report 2020