Fshati Seferan ndodhet në qarkun e Elbasanit dhe është pjesë e Njësisë Administrative e Bashkisë së Belshit, 4 km në jug të qytetit të Belshit. Fshatrat më të afërt me të janë fshati Cepe, Marinëz dhe fshati Hyse e Mehorje. Fshati i Seferanit ka rreth 1200 banorë, të cilët merren kryesisht me bujqësi.  Banorët atje janë ndër të parët që po merren me kultivimin e shafranit, bimë mjekësore shumë fitimprurëse, ndërkohë që po punojnë për ta kthyer zonën në një destinacion turistik shumëdimensional.

Në këtë kuadër, kryerja e kësaj ndërhyrje në zonë është bërë aktualisht një domosdoshmëri, dhe do ketë një efekt të menjehershëm në ndryshimin e menyrës dhe cilësisë së jetesës së banorevë.

Në këtë nënobjekt ka një sërë projektesh, të cilat do të zhvillohen, duke filluar me:

  1. Parkim 1, Në ndërhyrjet e Liqenit të Marinzës

 Përmes tij synohet të priten vizitorët e shumtë që vijnë kryesisht me makinë, për të lënë automjetet e tyre e të vijojnë më tej më këmbë drejt ishullit të Belshit dhe zonës perreth.

Ndërhyrja në natyrë do të jetë minimale, pra percaktimi i vendeve të parkimit do të bëhet me pemë, të cilat do të shërbejnë edhe për hijëzim.

  1. Moli, Ndërhyrje në Liqenin e Marinzës

Përmirësim dhe ndihmesë ndaj vizitorëve në zonë të cilët përmes teleskopit do të shijojnë shumëllojshmërinë e zogjve në zonë. Do të jetë strukturë druri e vendosur mbi plinte betoni. Nisur nga fakti që është e vendosur buzë liqeni mbrojtja e kolonave te drurit të cilat do të vendosen mbi plint betoni dhe do të bëhet me bazament hekuri deri në lartesinë ku uji nuk arrin kolonën e drurit.

 

  1. Parkim në zonën e depove të përpunimit të duhanit

Të presë vizitorët e shumtë që vijnë kryesisht me makinë dhe t’i ndihmojë që të lënë automjetin e të vazhdojnë më tej më këmbë përgjatë Istmit. Një hapësirë e sheshtë, e hijëzuar mirë.

 

  1. Zonë pushimi për kampera ndërhyrje në liqenin e Marinzës

Të presë vizitorët e shumtë që vizitojnë vendin dhe (Shqipërinë) me kamperat e tyre. Të krijojë mundësi për të qëndruar në natyrë, në zonë dhe gjatë natës.

 

  1. Zonë kampingu për tendat ndërhyrje në liqenin e Marinzës

Të ofrojë për vizitorët që dëshirojnë të qëndrojnë në zonë, një vend kampimi gjatë natës, duke përdorur tenda dhe çanta shpine. Një hapësirë e thjeshtë ku të vendosen tenda të një madhësie mesatare. Brenda zonës së kampimit nuk do të parkohet asnjë makinë.

 

  1. Zona e piknikut, ndërhyrje në liqenin e Marinzës

T’i ofrojë vizitorëve që dëshirojnë të drekojnë apo të qëndrojnë një natë, një vend ku të ulen dhe të konsumojnë ushqimet e tyre.

 

  1. Ura, ndërhyrje në liqenin e Marinzës

Të lehtësojë kalimin në anën tjetër të liqenit duke bërë të mundur kalimin në zonën e shtëpizave dhe restorantit. Urë me shtylla betoni në të dy brigjet. Plani i lëvizjes me pllaka druri, me mbrojtëse anësore me konstruksion druri e fiksuar te platforma e hekurit. E ngurtë dhe e gjerë mjaftueshëm për të mbajtur personat që përdorin karroca.

 

  1. Shtigjet Turistike nga Liqeni Rrahmanit – Liqeni Merhojes me L=8KM

Zona në të cilën do të ndërtohet pista për këmbësorë  është një zonë kryesore për turizmin në qytetin e Belshit. Kjo rrugë lidhet me disa liqene si, Liqeni i Rrahmanit, Marinzes, Merhojes, ku në veri është Liqeni Seferan, i cili tashmë është krijuar si një vend turistik pas shumë investimeve që janë bërë në rrethinat e tij.  Krijimi i kësaj rruge do të ndihmonte gjithashtu për të çuar më tej aktivitetet përgjatë saj dhe madje do të shërbente për shpërndarjen e aktiviteteve të tjera dhe liqeneve të tjerë. Gjithashtu është planifikuar një zonë plazhi në Liqenin Merhoje dhe një zonë Kamper në Liqenin e Marinez.

I. Shtegu është i domosdoshëm sepse është lidhja lidhëse midis disa liqeneve, por edhe një aks i domosdoshëm për ndërlidhjen e aktiviteteve të planifikuara.

II. Shtegu i këmbësorëve ka një zhvillim prej afërsisht 8000 ml. Itinerari fillon në Liqenin e Rrahmanit, ku kalon ne rrugen kryesore Belsh – Grekan – Dragot, me pas kalon përmes fshatit Idrizaj dhe përfundon midis dy liqenve me turistike të zonës së Dumresë Merhojes dhe Seferanit. Gjithashtu itinerari i ketij shtegu lidhet dhe me fshatin e Merhojes ku vazhdon në rrugën e asfaltuar e cila të çon në plazhin e këtij fshati.

Natyra ka qenë shumë e dashur me zonën e Belshit ku ka krijuar një numër liqenesh dhe i ka dhënë një bukuri të pafundme e cila me investimin e duhur do të shndërrohet në një destinacion turistik, duke kombinuar hipizmin, shëtitje në natyrë dhe panoramën e fushave të mbjelljes të ndërthurura me të shumta pasqyrat ujore.

 

  1. Vendosja e Shtepizave & Restorantit, Ndërhyrje në Liqenin e Marinzës

a) Shtepizat e Drurit

Në liqenin e Marinzës janë parashikuar të pozicionohen 7 shtëpiza druri dhe një ambient shërbimi restorant. Shtëpizat kanë një dizajn minimal alpin të cilat integrohen shumë mirë edhe në territorin përreth liqenit të Marinzës. Materialet e përdorura për ndërtimin e këtyre shtëpizave, janë materiale drusore ekologjike, të cilat e bëjnë impaktin e ndërhyrjes në natyrë akoma edhe me minimal për të mos cënuar ekosistemin e zonës.

 

  1. Ndërtim, Asfaltim i rrugës për te Depot – Seferan

Shndërrimi i hapësirës në një pikë turistike, të frekuentueshme për të gjitha grupmoshat bekuar’’ dhe nga një natyrë e pasur në të gjithë elementët e saj parashikohet të ketë një impakt direkt në rritjen e aktivitetit ekonomik e social të zonës.