Në funksion të përmirësimit të qarkullimit dhe sigurisë së lëvizjes, Kavajë
Unaza e Kavajës shërben për lidhjen e qytetit, veri-perëndim dhe jug-lindje
Fondi Shqiptar i Zhvillimit është në proces punimesh për rikonstruksionin e unazës së qytetit Kavajë, me një sipërfaqe prej rreth 3.8 ha dhe shërben për lidhjen e qytetit veri-perëndim dhe jug-lindje. Zona e dytë në studim është blloku i varrezave me sipërfaqe 8.2ha. Më parë rruga Skuraj dhe rrugët brenda bllokut të varrezave kanë qenë të dëmtuara, të pakonturuara dhe me mungesë trotuarësh.
Ndërhyrja parashikon rikonstruksionin e unazës Kavajë, rrugës Skuraj dhe bllokun e rrugëve brenda varrezave. Sipas detyrës së projektimit për unazën Kavajë është parashikuar të kryhet skarifikimi i asfaltit ekzistues në pjesën ku është i amortizuar, prishjen e strukturave të betonit (kuneta bordura) ekzistuese, shtrim i asfaltit të ri, furnizim vendosje e bordurave dhe kunetave të betonit në të gjithë gjatësinë e unazës. Gjithashtu është parashikuar dhe ndërtimi i trotuareve të reja në të dy kahet e rrugës, mbjellja e pemëve të llojit Bli çdo 6 m. Do të kryhet vijëzim i asfaltit dhe do të vendosen kurrize artificiale si pjesë e sinjalisitikës horizontale.
Për rrugën Skuraj L=715ml është parashikuar skarifikim i asfaltit ekzistues, shtrim i asfaltit të ri dhe vijezim i rrugës. Për segmentin L= 135ml është parashikuar skarifikim i asfaltit ekzistues, prishje e strukturave të betonit (kuneta bordura), shtrim i paketës dhe asfaltit të ri. Për rrugët brenda bllokut të varrezave është parashikuar skarifikim i asfaltit ekzistues, shtrim i asfaltit të ri dhe vijëzim i rrugës.
Përmirësimi i infrasktrukturës në zonë të banuar si dhe me një sërë njësish tregtare synon të lehtësojë qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve dhe të rrisë sigurinë e lëvizjes.