Rehabilitimi i infrastrukturës në zonat e banuara
Sistemim, asfaltim i rrugës “Naim Frashëri dhe lagjies Lalm i Ri”
Në kuadrin e zhvillimeve urbane, nevoja për përmiresimin e rrjetit urban nëpërmjet investimeve ne infrastrukture është një kërkesë e vazhdueshme. Rëndesia e këtij investimi qëndron në faktin se duke realizuar rehabilitimin e këtij segmenti do të përmirësohet në mënyre të ndjeshme qarkullimi i automjeteve dhe përdoruesve të rrugës, duke lehtësuar në këte mënyrë lëvizjen e banorëve të zonës. Kjo zonë e cila ka patur ndryshime nga karakteri bujqësor i disa viteve më parë, tanimë është një zone rezidenciale me një numër të lartë ndërtesash 2-3 kate dhe Plani i Pergjithshem Vendor i miratuar ne vitin 2017 e ka kategorizuar si zone urbane rezidenciale për zhvillim me dendesi të mesme dhe të lartë.
Rruga kryesore “Naim Frashëri” dhe degëzimet e saj (rruga Qendër Lalm, rruga Ndreaj dhe rruga Gjelbërimi), jane rrugë të paasfaltuara dhe jo të mirëmbajtura. Rruga Naim Frashëri shtrihet paralel me Përroin e Malësisë dhe është e vendosur në argjinaturën e këtij kanali. Është përdorur vazhdimisht si rrugë, dhe është e ngritur nga parcelat pranë në kuotën rreth 1m. Mungesa e mirëmbatjes ndër vite ka bërë që ky aks të jetë mjaft i dëmtuar pothuajse i pakalueshëm, sidomos gjatë stinës së dimrit ku gropat e mbushura me ujë e bëjnë të pakalueshem edhe për këmbësorët.
Rruga “Naim Frasheri” shërben si aks kryesor dhe për disa rrugë si Qendër Lalm, dhe Gjelbërimi dhe gjatë gjithë gjatësisë së saj lidh sheshet e pallateve. Sheshet e pallateve ndodhen në gjendje natyrale, ku paketat e shtresave rrugore mungojnë. Objektivi i përgjithshëm i projektit është sistemimi i zonës së banimit, për rritjen e cilësisë së jetesës për banorët dhe të gjithë qytetin, lidhjen e kësaj zonë të re banimi me rrjetin ekzistues të qytetit.
Ndërkohë në objektivat specifike mund të përmendim:
Studimi i projekt – idesë dhe projekt – zbatimit me parametrat e mëposhtëm:
– Ndërtimi i rrugës me shtresat e paracaktuara në projekt
– Realizimi i sistemit të ndricimit rrugor
– Ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit
– Drenazhimi i ujrave të shiut.
– Realizimi i sinjalistikës sipas standarteve
– Gjelbërimi i rrugës