Vijojnë punimet për “Ndërtimin e rrugës së re përgjatë lumit Osumit, si dhe ndërhyrje përmirësuese në bypassin e rrugës Antipatrea dhe rehabilitimi i rrugës lidhëse ndërmjet rrugës Shëtitorja Osumi dhe rrugës Antipatrea. Janë realizuar rreth 55% e tyre dhe tashmë janë përqëndruar tek Segmenti Rruga e Re – SHISH, kryesisht për ndërtimin e mureve mbajtës, shtresat e çakullit dhe stabilizant në trupin e rrugës. Ndërhyrjet në këtë qytet vijnë si një domosdoshmëri në infrastrukturë, suport ndaj turizmit gjithnjë e në rritje.

100%
Projekti synon të lehtësojë qarkullimin në qytet, i përqëndruar më shumë gjatë sezonit të pushimeve. Më herët automjetet e rënda devijoheshin në rrugën Antipatrea duke shkaktuar vështirësi të mëdha më pas në të gjithë qytetin.  Rikonstruksioni i rrugëve kryesore do të përballojë fluksin e parashikuar, trajtimin e “zonave kyçe”, shoqëruar me trajtimin e strukturës rrugore, veprave të dëmtuara të artit, si dhe pajisja më të gjithë sinjalistikën e nevojshme horizontale dhe vertikale. Qyteti i Beratit ka qenë dhe do të jetë një destinacion ku do të gjesh historinë, traditën dhe njerëzit dashamirës ndaj kulturës.