Janë realizuar 66% e punimeve, për rikonstruksionin e aksit Ceren – Radomirë!
Info & Lajme, Lajme
Tiranë- Vijojnë me ritme të larta punimet dhe deri më tani kanë përfunduar gërmimet për; zgjerimin e trasesë, mbushja me material shkëmbor në trupin e rrugës, ndërtimi i shtresës së çakullit si dhe vendosja e tombinove në rrugë. Ndërkohë “punimet e fundit” po kryhen për ndërtimin e muraturave të gurit dhe i bordurave të betonit në të gjithë gjatësinë e rrugës, ndërtimi i kunetave dhe kanaleve të kullimit, si dhe ndërtimi i shtresës së stabilizantit për të përgatitur kështu ndërtimin e shtresave asfaltike. Bashkëpunimi me bashkinë Dibër është konstant gjatë gjithë procesit, për të siguruar të gjitha lejet e domosdoshme sipas Marrëveshjes së Investimit.
66%