Mbi ecurinë e punimeve në Kuç – Gusmar
Info & Lajme, Lajme
Vijon të realizohet brenda afateve, programi i punimeve për aksin që lidh bashkë Tepelenë dhe Himarë, si dhe qarkun e Gjirokastrës me rrugën e lumit të Vlorës dhe me bregdetin. Investimi në 9.5 km gjatësi ku deri më tani janë realizuar rreth 52% e punimeve në gërmim dhe mbushje. Si dhe vazhdon njëkohësisht ritmi në ndërtimin e mureve mbajtëse, tombino dhe përmirësimin e shtresave rrugore.
Ky projekt është pjesë e “paketës së ndërhyrjeve”, ndërthurur më rrugën e Lumit të Vlorës dhe Bençë –Lekdush. Prej kohësh një domosdoshmëri infrastrukturore për të vënë në lëvizje agroturizmin në zonë, si dhe tregtinë e produkteve bujqësore e blegtorale. Dhe jo vetëm. Më pranë bregdetit dhe më pranë shërbimeve kryesore në qendrat përkatëse të bashkive. Natyra që shoqëron të gjithë këtë aks është një eksplorim më vete i turizmit malor. Sepse jugu nuk ka vetëm plazhin e bukur.