Projekti i FSHZH-së “Co.Co.Tour” arrin një rezultat të rëndësishëm me përurimin e Port Muzeut të Tricase, Itali
Tiranë- Të Mërkurën, 12 Gusht 2020, “Çisterna Antike” e Port Muzeut të Tricase iu prezantua komunitetit locale të pranishëm në mbërmjen e inaugurimit si edhe partnerëve shqiptarë dhe malazezë përmes lidhjes direkt online. Rivendosja e strukturës nëpërmjet restaurimit të “Çisternës Antike” paraqet një arritje kryesore të Projektit “Co.Co.Tour”, projekt i udhëhequr nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe i bashkëfinancuar nga Programi Interreg IPA i Bashkëpunimit Ndërkufitar Itali – Shqipëri – Mali i Zi. Restaurimi është realizuar nga partnerët Italian në projekt: “Tricase Municipality” dhe “Associazione Magna Grecia Mare”.
Çisterna e madhe, e ndërtuar në fillim të viteve 1900, tani do të jetë një pikë e re e hyrjes në Port Muzeun e Tricases dhe do të lejojë që edhe njerëzit me nevoja të veçanta të kenë qasje të lehtë në platformë, falë ashensorit të instaluar brenda. Kështu arrihet një prej rezultateve kryesore të projektit: aksesueshmëria e shërbimeve dhe qasja e komunitetit ndaj turizmit. Kjo paraqet një mënyrë të re për valorizimin e territorit bregdetar, të integruar ngushtë me komunitetin dhe sistemin ekonomik lokal, i cili po promovohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit përmes projektit “Co.Co.Tour” dhe në bashkëpunim me partnerët.