Asfaltohet Lumalas – Melçan – Porodinë
Tiranë- Në një zonë të pasur e të zhvilluar në vreshtari e bujqësi, vetëm 10 km në juglindje të vendit ka përfunduar projekti më i fundit, që do të sigurojë transport dhe akses më të shpejtë për banorët. Ky aks më herët problematik për zonën vështirësonte në orë të tëra lidhjen me shërbimet bazë për në qytetet kryesore, si dhe kosto të lartë për tregtinë e produkteve. Shumë nga dëshmitë e “vendalinjve” që nuk besonin se në këtë zonë “do të vihej ndonjëherë dorë” tregonin se për infrastrukturën gjithmonë janë detyruar të hedhin lekë shtesë për të dalë në tregje, lekë që dilnin nga familja nisur dhe nga fakti se rruga e keqe kishte kufizuar lëvizjet e njerëzve që mund të vinin në zonë, në interes ekonomik dhe turistik.
Pozicionuar në Njësinë Administrative Bulgarec, Unaza Lumalas – Melçan – Porodinë do të lehtësojë dhe qarkullimin urban dhe në të dyja drejtimet e saj, pasi lidhet me rrugën Kombëtare. Gjithashtu mund të shërbejë dhe si nyje lidhëse për pjesën veriore të Korçës me fshatin turistik të Voskopojës. Risjellim në vëmendje se projekti për këtë rrugë u zhvillua në kuadër të programit “Infrastruktura Vendore Rajonale“, me financim të Qeverisë Shqiptare, si një nga aktorët kryesorë që synon zhvillimin e sipërmarrjeve ekzistuese e të reja, si dhe rritjen e punësimit.