Tiranë- Në ujësjellësin e fshatit Grabian gjatë javës kanë vijuar punimet nga kontraktori tek depo e ujit 1000 m3 me betonimin e shtresës së varfër e pllakës së depos dhe vazhdon puna me lidhjen e hekurit, për ndërtimin e mureve perimetral të depos.

Gjithashtu është punuar tek stacioni i pompimit deri në suvatimet. Bashkëpunimi me bashkinë Divjakë ka qenë konstant dhe korrekt, pasi ka siguruar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe proceset administrative për mbarëvajtjen e punës.

Fshati Grabian është qendra e Njësisë Administrative me të njëjtin emër, e cila ndodhet në perëndim të qytetit të Lushnjes dhe Fushës së Myzeqesë. Kjo ndërhyrje e cila zhvillohet në kuadër të programit “Investime prioritare me Impakt të Lartë në Zhvillimin dhe Promovimin e Turizmit” synon përmirësimin e kushteve të jetesës të banorëve të zonës, si dhe mirëmbajtjen e nxitjen për zhvillimin e sektorëve bujqësor e blegtoral.