Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Gjirokastër, njoftojnë se:

Më datë 28 Korrik, 2020, ora 10:00 në Bashkinë Gjirokastër, tek ambientet e hapura të Hotel “Kodra”, do të organizohet konsultimi me publikun për projektin: “Projektimi dhe Supervizimi i Sistemit të Muzeve” në qytetin e Gjirokastrës.

Konsultimi do te përqendrohet në ndikimet mjedisore, sociale dhe më gjerë.

Aktivitetet e përzgjedhura për tu financuar në kuadër të këtij projekti  janë:

  • Restaurimi dhe Muzealizimi i Muzeut Etnografik;
  • Muzealizimi i Shtëpisë së Ismail Kadaresë;
  • Restaurimi dhe Interpretimi i shtegut “Kronikë në gurë” – Rruga Sokaku i të Marrëve;
  • Restaurimi dhe Interpretimi i shtegut të Edward Lear dhe Udhëtarëve;

Lutemi gjeni më poshtë dokumentin e VNM-së (ESIA) për të cilin do të diskutohet gjatë takimit.

VNM-shqip

ESIA-en