Asfaltohet Aksi Nacional – Luftinjë – Izvor!
Info & Lajme, Lajme
15 km gjatësi investimi, bashkia Memaliaj
Përmirësimi i shtresave rrugore do t’i shërbejë gjithë banorëve që përfshihen në Njësinë Administrative Luftinjë (ish Komuna Luftinjë), për lëvizjen e tyre drejt rrugës Nacionale dhe qyteteve Memaliaj e Tepelenë. Deri dje banorët e zonës së Luftinjës vuanin pasojat e izolimit, ku shpesh përdoreshin zetorë apo edhe kafshë në raste urgjente, për transportin e njerëzve dhe ushqimeve. Lidhja e këtyre Njësive Administrative me rrugët kryesore ndikon veçanërisht në rritjen e qarkullimit, drejt shërbimeve të ndryshme me karakter socio-ekonomik.
Duhet të nënvizojmë se një infrastrukturë e dobët e akseve rrugore rrit së tepërmi kostot dhe kufizon aksesin e banorëve të zonës drejt qendrave urbane. Ndërhyrja dhe në këtë aks është në vijim të realizimit të sfidës më të rëndësishme për çdo vend, sigurimi i rritjes së ekonomive lokale e rrjedhimisht asaj kombëtare. Pas procesit të asfaltimit po punohet për sinjalistikën horizontale e vertikale në të gjithë gjatësinë e rrugës, për të mundësuar siguri për këmbësorët dhe automjetet.