Tirana- Projekti për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turizmin synon përmirësimin e infrastrukturës urbane, vlerave turistike, si dhe forcimin e kapaciteteve institucionale për zhvillimin ekonomik lokal dhe kombëtar të turizmit. Një investim i cilësuar si pjesë e aktiviteteve fillestare të financuara nga PIUTD, i cili pritet të luajë një rol afatgjatë, në zbatimin e zhvillimit rajonal në përputhje me Strategjinë e re Kombëtare të Zhvillimit të Territorit.

Një prej ndërhyrjeve të programit me financim të Bankës Botërore është dhe përmirësimi i rrugës së automjeteve në Kalanë e Beratit “Muzak Topia”. Kjo rrugë siguron hyrjen e automjeteve në kështjellë nga ana veri-perëndimore e saj. Aktualisht në 550 m e parë të rrugës po punohet me nënshtresat e rrugës, bordurave dhe trotuarëve. Gjithashtu puna vijon dhe për linjën e ndriçimit, linjat rezervë (optike etj), si dhe muret e avllive.
FSHZH vjen në mbështetje të industrisë së turizmit duke përmirësuar lëvizjen për banorët e zonës dhe vizitorët në kala.