Tiranë- Përfundon problematika disa vjeçare e infrastrukturës së kësaj zone. Mungesa më herët e investimit kishte sjellë me vete dhe mungesën e shërbimeve bazë dhe zhvillimit, në sektorët si bujqësi e blegtori. Sektorë të cilët sigurojnë të ardhurat primare, për banorët e disa fshatrave. Vështirësitë në transportin e produkteve, në lëvizjet e përditshme kishin reduktuar mundësitë dhe iniciativat ekonomike e rrjedhimisht të ardhurat.

Investimi me financim të Qeverisë Shqiptare në këtë zonë vjen në kuadër të disa investimeve zinxhir që do të plotësojnë një “paketë infrastrukture dhe shërbimesh” në zonën e Labërisë. Programi për “Infrastrukturën Vendore Rajonale” në zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit mundësoi rikonstruksionin e plotë të shtresave rrugore. Me përfundimin e procesit të asfaltimit po punohet për sinjalistikën horizontale e vertikale në të gjithë gjatësinë e rrugës, për të mundësuar siguri për këmbësorët dhe automjetet.