Mbi ecurinë e punimeve në bllokun e banimit, Ersekë
Info & Lajme, Lajme
Tiranë- Erseka është kryeqendra e rrethit të Kolonjës, me një traditë kulturore unike të kaluar ndër breza. Me qytetarë besnikë të cilët njohin dhe çmojnë vlerat historike, natyrore e klimën “shëruese” nga pozicioni i favorshëm gjeografik. FSHZH në kuadër të shërbimit ndaj komunitetit të zonës, që janë dhe përfituesit direkt po vijon punimet për “Rivitalizimin e parkut Rinia”, një pikë takimi mes qytetarëve e vizitorëve. Për të krijuar sipërfaqe të gjelbërta në qytet dhe për të mundësuar hapësira çlodhjeje e familjare.
Investimi në kuadër të programit për “Infrastrukturën Vendore Rajonale” vijon dhe në rikonstruksionin e dy rrugëve “Fan Noli” dhe “Ahmet Bektashi” që kufizojnë parkun dhe bllokun. Gjithashtu dhe në krijimin e parkingjeve, rehabilitimin e fasadave dhe ndërtimin e çative për disa godina. Ndërhyrje të ngjashme në shumë qytete të Shqipërisë, në blloqet e banimeve synojnë të lehtësojnë fillimisht përditshmërinë e qytetarëve. Si dhe të mundësojnë komoditet, uniformitet estetik dhe kushte dinjitoze për të mirëpritur udhëtarë. Pasi është një ndalesë që ofron shumë dhe një sugjerim së bashku me familjen.