Tiranë- Janë realizuar 77% e punimeve në aksin në juglindje të vendit. Aktualisht në segmentin Lumalas – Melçan ka përfunduar heqja e asfaltit ekzistues dhe punimet po vazhdojnë me zgjerim rruge dhe mbushje me çakëll, betonim bazamenti dhe betonim bordura anësore të box-eve. Projekti parashikon prishjen e shtresave ekzistuese të asfaltit, zgjerimin e rrugës, shtrimin e saj me asfalt, pastrimin e kanaleve anësore dhe sinjalistikë horizontale dhe vertikale.

Ecuria e punimeve
100%
Gjithashtu, projekti parashikon ndërtimin e mureve mbajtës në ato pjesë të rrugës ku është e nevojshme, vendosjen e tombinove dhe mbrojtëseve të rrugës. Kjo ndërhyrje synon të lehtësojë lëvizjen e banorëve. Zona aktualisht ka të zhvilluar vreshtarinë, duke përmirësuar kështu aksesin dhe transportin në këtë sektor. Dhe jo vetëm, në kuadër dhe të zhvillimit të siteve turistike të veçanta në të ardhmen parashikohet që  ky aks lidh rrugën nacionale Korçë – Pogradec me Teqenë e Melçanit, shek. i XVII.