Tiranë- Me një gjatësi investimi rreth 23 km, segmenti Ura e Laskos – Kuç dhe Ura e Laskos – Qeparo mbyll investimin që do të sigurojë përmirësimin e ndjeshëm të jetës së banorëve përgjatë fshatrave të Lumit Vlorë.

Ndërhyrja parashikon proceset si:

  • punime gërmimi e mbushje,
  • ndërtimin e shtresave rrugore,
  • ndërtimin e veprave të artit të mëdha,
  • ndërtimin e mureve pritëse dhe mbajtëse,
  • ndërtimin e bankinave në gjithë gjatesinë e rrugës me stabilizant,
  • ndërtimin e rrjetit shpërndarës të fibrave optike,
  • ndërtimin e sinjalistikës rrugore horizontale dhe vertikale,
  • mbrojtjen me parmake mbrojtës metalik (guard-rail),
  • mbrojtjen e skarpatave me rrjete teli, për të kontrolluar rënien e gurëve mbi trupin e rrugës.

 

Projekti do të sjellë më afër qendrat e bashkive Himarë, Vlorë dhe Sarandë për të marrë shërbimet të gjithë banorët e zonave. Të aksesueshme më lehtë si për këmbësorët dhe automjetet, tokat bujqësore do të kenë një vëmendje të shtuar duke nxitur podhimin, tregtinë si dhe zhvillimin e agroturizmit. Dhe jo vetëm. Në industrinë e turizmit, përmirësimi i infrastrukturës do të sjellë më shumë lëvizshmëri, rrjedhimisht të ardhura përmes shkurtimit të distancave. Duke suportuar zhvillimin e ekonomive lokale në destinacionet bregdetare.