Informacion dhe destinacione- Thethi
Unë rri në shtëpi!
Në këto ditë kujdesi, vigjilence dhe durimi të shtuar le të takohemi këtu virtualisht, për të lexuar disa informacione interesante, mbi destinacione në vendin tonë.
Thethi është pjesë e Njësisë Administrative Shalë, në rrethin e Shkodrës. Ky fshat është qendra e Parkut Kombëtar (Theth), zonë me pasuri natyrore të rralla. Mbrojtur mes maleve të larta, ruan një hapësirë të admirueshme, të paprekur nga njeriu dhe për tu eksploruar.
Zona mbart shumë “ndërtime të natyrës” si ujëvara, shpella, liqene nëntokësore, kanione , e vendburime uji që kanë bërë bashkë alpinistë, speleologë, botanistë, gjeografë nga shumë vende të botës.
Këta të fundit mbresat për këtë zonë të Bjeshkëve të Veriut i kanë hedhur dhe në letër, në publikime ndërkombëtare, për t’ju treguar sa shumë ja vlen të vizitohet e marketohet ky vend i vogël e krenar dhe në krahasim me “të ngjashmit e tij në botë”.
Trashëgimia kulturore e historike që merr jetë brenda çative alpine ka nxitur turistët të qëndrojnë në bujtinat mikëpritëse.
E në këtë kuadër, infrastruktura për këta vizitorë duhet të lehtësojë udhëtimin, për të shijuar panoramën.
Aktualisht FSHZH po zbaton projektin për rikonstruksionin e rrugës Qafë Thorë – Theth. i cili pritet të sjellë një impakt afatgjatë në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale.