Unë rri në shtëpi!

Në këto ditë kujdesi, vigjilence dhe durimi të shtuar le të takohemi këtu virtualisht, për të lexuar disa informacione interesante, mbi destinacione në vendin tonë.

Qyteti i Fierit u projektua sipas Modelit të Qyteteve të Rilindjes Evropiane të shekullit të 19-të. Aktiviteti i tij kryesor do të ishte tregëtia e produkteve bujqësore të zonave të Myzeqesë dhe Mallakastrës.
Për shkak të pozitës gjeografike cilësohet si “zemra e Myzeqesë’ dhe është qarku më i madh i vendit pas Tiranës.

Pozicionuar në jug të rrethit të Lushnjës, në perëndim të rrethit të Beratit, kufizohet në jug me Vlorën dhe në juglindje me Mallakastrën.
E mes përmes qytetit kalon lumi Gjanicë, 67 km që buron nga burimet e Poçemit dhe Kalivaçit. Ky lum është pjesë e panoramës në qendër të qytetit dhe e gjithë kjo zonë është në proces rikualifikimi urban nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.