Informacion dhe destinacione-Vermosh
Unë rri në shtëpi!
Në këto ditë kujdesi, vigjilence dhe durimi të shtuar le të takohemi këtu virtualisht, për të lexuar disa informacione interesante, mbi destinacione në vendin tonë.
Vermoshi është një ndër fshatrat më të mëdhenj të Alpeve Shqiptare. Në një lartësi mbi 1000 m, në Komunën e Kelmendit pozicionohet kështu në skajin më verior të Shqipërisë. Për shkak të kësaj vendosje gjografike, reshjet e dëborës zgjasin afro 100 ditë në vit.
Vermoshi dallon për pasuritë natyrore ku do të shquani ujvara, florë e faunë me një biodiversitet të rrallë.
Një tjetër element është dhe arkitektura tipike, më shtëpitë alpine, që duket se në secilën prej tyre ruhet me fanatizëm, një histori apo legjendë e bjeshkëve që përçohet brez pas brezi.
Së shpejti ky fshat do të ketë qendrën e vet të turizmit, ndërkohë që do t’i nënshtrohet një rikualifikimi të plotë urban. Investimi me financim të CEB, WBIF dhe qeverisë shqiptare synon ta shndërrojnë Vermoshin në një destinacion të veçantë turistik. Për të krijuar kushtet e domosdoshme prej informacionit e deri në akomodim të kësaj zone, në raport me kërkesën turistike.