Work in progress: Unaza e qytetit Bajram Curri, Faza II
Info & Lajme, Lajme
Nga Jugu në Veri!
Tiranë- Qyteti i Bajram Currit është qendra kryesore administrive e Tropojës, ku është përqëndruar numri më i madh i popullsisë, në krahasim me komunat përreth si dhe ka një zhvillim social-ekonomik të bazuar në sektorin e shërbimeve. Ky qytet një sipërfaqe prej 165 ha[2] ,në të cilën jetojnë 8500 banorë. Me financim të Qeverisë Shqiptare është në zbatim projekti, për rikonstruksionin e “Unazës e qytetit Bajram Curri, Faza II”.
Ky projekt zhvillohet në kuadër të programit “Infrastruktura Vendore Rajonale”, në zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Aktualisht po punohet në pjesën e Unazës, “Lagjia Partizani” për zgjerimin e trupit të rrugës, kanalizimet dhe ndërtimin e mureve mbajtës e pritës. Ndërhyrja është faza e dytë e ndërtimit të unazës së qytetit dhe merr vlerë për shkak të përfundimit të një projekti të nisur dhe gjithashtu realizon përfundimisht nevojën për devijimin e trafikut ndërqytetas.