Work in progress: Ujësjellësi i Grabianit
Info & Lajme, Lajme
Tiranë- Fshati Grabian ndodhet në Ultësirën Perëndimore të Shqipërisë dhe bën pjesë në Bashkinë Divjakë.
Aktualisht në këtë fshat po ndërtohet Ujësjellësi, për tju garantuar banorëve furnizimin me ujë pa ndërprerje dhe me standarde higjeno-sanitare.
Projekti fillimisht është bazuar në komponentët e mëposhtëm, si:
- Studimi i fizibilitetit, (ku përfshihen studimi social, studimi hidrogjeologjik i burimit),
- Studimi topografik për te gjithë zonën e projektit,
- Informacion nga komuna për gjendjen e konsumatorëve aktualë,
- Rillogaritja e popullsisë dhe nevojave për ujë,
- Ndërtimi i veprave të marrjes për të siguruar ujë të mjaftueshëm në fshatin Grabian.
Kjo për të kryer të gjithë vlerësimin e domosdoshëm të situatës paraprake, duke lehtësuar dhe ndihmuar gjatë fazën e zbatimit.
Qëllimi kryesor është furnizimi i konsumatorëve me ujë të garantuar në bazë të Legjislacionit Shqiptar me kriteret e mëposhtme minimale: 24 orë furnizim me ujë të mjaftueshëm (minimum prej 1.5 atmosferë presion në rubinetët e konsumatorëvë), cilësia e ujit sipas Standardeve Shqiptare dhe udhëzimeve të BE-së. Nga kjo vepër ujësjellësi do të përfitojnë rreth 9480 banorë në 30 vjet të funksionimit të tij. Ndërtimi i këtij rrjeti ujësjellësi do të bëjë të mundur zhvillimin e zonës duke ndikuar ndjeshëm në përmirësimin e cilësisë së jetesës si dhe të rritjes së prodhimeve blegtorale e bujqësore nga te cilat përftohen dhe të ardhurat e komunitetit.