Tiranë- Bizneset që operojnë në sektorin e turizmit në qytetin e Durrësit mund të përfitojnë nga asistenca teknike e ofruar nga BERZH Këshilla për Bizneset e Vogla, financuar nga Bashkimi Evropian European Union in Albania.

Për këtë qëllim u realizua aktiviteti për prezantimin e programit të turizmit në qytetin e Durrësit, gjatë të cilit partnerët e këtij programi, BERZH, BE, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Fondi Shqiptar i Zhvillimit/ Albanian Development Fund dhe Bashkia Durrës prezantuan iniciativat dhe fokusin që do i kushtohet rimëkëmbjes dhe rigjallërimit të bizneseve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Durrës.

Mbështetja e ofruar nga Këshilla për Bizneset e Vogla konsiston në dizenjimin e projekteve të konsulencës sipas nevojave specifike të kompanisë që t’i ndihmojnë për t’u zhvilluar, të bëhen më konkurruese dhe të rriten, duke i lidhur me konsulentë vendas dhe këshilltarë të huaj të cilët mund të transformojnë bizneset e tyre nëpërmjet aplikimit të praktikave më të mira të menaxhimit.

© EBRD Advice for Small Businesses in Albania