Gurët e fundit, në mozaikun e Shirokës!
Tiranë- Hapësirat publike i japin frymëmarrje një qyteti. Pavarësisht arkitekturës tradicionale dhe moderne te ndërtesave përreth, në një shesh apo bulevard, individi është qendra. Aty fiton ndjesinë e përkatësisë me qytetin dhe barazisë me të tjerët. Sot jemi në Shirokë, ku janë realizuar 75% e punimeve për rikonstruksionin e sheshit të tij, buzë liqenit. 10900 m2 hapësirë e shtruar në gurë, në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve.
Si dhe drejt përfundimit rinovimi i fasadave dhe elementët e arredimit urban. Me financim të Qeverisë Shqiptare kjo ndërhyrje në të ardhmen pritet të integrohet me projektin “Për rikualifikimin e bregut perëndimor të liqenit të Shkodrës”. Duke respektuar historinë dhe natyrën e zonës, ky projekt synon ta kthejë Shirokën në një qendër turistike dhe aktivitetesh sociale.