Zhvillimi i Integruar Urban- Fillon faza I e konceptimit të listës prioritare të investimeve
Info & Lajme, Lajme
Tiranë- Gjatë ditës së sotme në qytetin e Pogradecit filloi faza e parë e konceptimit të vizionit dhe listës prioritare të investimeve, në kuadër të programit “Integrated Regional Development” financuar nga Qeveria Shqiptare nëpërmjet KfW. Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të jetë Agjencia Zbatuese në këtë program, i cili do të përfshijë rajonet Korçë-Vlorë në bashkitë Pogradec, Pustec dhe Himarë.
Në këto zona janë parashikuar ndërhyrje në infrastrukturën publike, me qëllim:
- Përmirësimin e atraksioneve turistike,
- Zhvillimin ekonomik,
- Si dhe ngritjen e kapaciteteve.
Në bashkinë Pogradec, investimet do të fillojnë;
- nga fshati Lin,
- përgjatë vijës të liqenit,
- nga bregu i liqenit në qytet, deri në fshatin Tushemisht.