Vijojnë me ritme të larta punimet për rikonstruksionin e rrugës “Salari-Dukaj”
Tiranë- Aktualisht janë drejt përfundimit punimet e gërmimit dhe mbushjes, për profilimin në segmentin e dytë “Kthesa Salari-Salari”.
Gjithashtu ka përfunduar hedhja e shtresës së çakullit në trupin dhe zgjerimet në segmentin Dukaj- Kthesa Salari. Si dhe vazhdon hedhja e kësaj shtrese në segmentin Kthesa Sahati- Sahati. Paralelisht vazhdon puna për ndërtimin e pusetave dhe portaleve të tombinove.
Më herët rruga paraqitej plotësisht e amortizuar, me shtresa rrugore ekzistuese të dëmtuara ose totalisht të munguara. Ku gjithashtu mungonin kanalet anësore dhe muret mbajtës e pritës.
Sot në gjatësi investimi 7 km rrugë e asfaltuar, do të pajiset me kanale kullues të ujrave të shiut dhe sinjalistikë horizontale e vertikale.
Salaria, është zona më e madhe e Labërisë, në të gjithë Tepelenën. Kjo ndërhyrje do të jetë vijim i një sërë investimesh që po kryhen në të gjithë zonën e Labërisë, duke synuar jo vetëm përmirësim të kushteve të banorëve të këtyre zonave, por edhe rritje të sigurisë në rrugë dhe lehtësim të lëvizshmërisë së banorëve dhe produkteve drejt Tepelenës.