Drejt përfundimit punimet për rikualifikimin urban në bllokun nr.2 Roskovec
Tiranë- Janë realizuar 80% e punimeve për Rikualifikim Urban në bllokun nr.2 Roskovec
Deri më tani kanë përfunduar punimet për rikualifikimin e fasadave në zonë, si dhe për ndërtimin e rrugës sekondare, ku do të shtrohet dhe shtresa e tapetit.
Gjithashtu janë duke u mbyllur proceset për ndërtimin e sheshit para bashkisë.
Si dhe janë në proces pune punimet për ndërtimin e bashkisë së re, ku aktualisht është duke u punuar me shtresat brenda si dhe me punimet elektrike. Kjo godinë do të përmbledhë të gjitha shërbimet në një, për qytetarët.
Sipërfaqja e gjelbër dhe punime ndriçimi janë elementë të tjerë të projektit, që do të pasurojnë ambientin.
Më herët ky bllok ofronte një pamje kaosi, të rrethuar me ndërtesa të amortizuara.
Sot ndërhyrja po kryhet me financim të Qeverisë Shqiptare, në zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për të ndërtuar një infrastrukturë moderne.