Fillon zbatimi i projektit të ri në veri
Tiranë- “Fondi Shqiptar i Zhvillimit bën me dije ndërhyrjet e reja që po fillojnë “të marrin jetë”, në Shqipëri nga veriu në jug. Projekte të cilat kanë qëllim primar të jenë në shërbim të komunitetit dhe të mbulojnë një sërë drejtimesh kryesore në vend si: infrastrukturë, turizëm, ekonomi lokale dhe kombëtare, partnership, zhvillim urban dhe përfitime sociale.”
Konkretisht: Fillojnë punimet për “Rikonstruksionin e rrugës, Rrugë nacionale (Ceren) – Radomirë”
Rruga fillon në hyrje të fshatit Ceren dhe përfundon në fshatin Radomirë.
Ky aks do të lidhë fshatrat Ujëmirë, Tejs dhe Radomirë, me rrugën nacionale Kukës-Peshkopi.
Rruga ekzistuese ishte e ngushtë dhe e degraduar, duke vështirësuar kalimin e mjeteve, sidomos në stinën e dimrit dhe gjerësia e saj varionte nga 3.5 m deri në 5 metra në pjesë të veçanta.
Rruga Nacionale (Ceren)-Radomirë do të shërbejë si një portë hyrëse drejt Parkut të Korabit dhe rikonstruksioni i saj do të krijojë mundësi për zhvillimin ekonomik të fshatrave përreth, përmes investimeve në sektorët e bujqësisë, blegtorisë, shërbimeve si nxitjen e zhvillimit të turizmit