Tiranë- Rikonstruksioni i rrugës Qafë Thorë – Theth shihet si një nga masat kryesore në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në këtë zonë. Gjithashtu për bashkinë Shkodër ky projekt përfaqëson një nga prioritetet kryesore, duke konsideruar lidhjen që bën me zhvillimin e mëtejshëm të potencialeve turistike të të gjithë zonës.
Rikonstruksioni i rrugës do të përmirësojë jetën e banorëve të një prej zonave më të largëta e më të izoluara, duke krijuar aksesin e nevojshëm për marrjen shërbimeve kryesore.
Nga ana tjetër projekti do të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin e turizmit malor.
Më shumë se 40.000 vizitorë, të cilët frekuentojnë këtë zonë do të kenë akses më të mirë dhe përmirësimi i saj do të ndikojë në shtimin e numrit të tyre, duke krijuar mundësinë e turizmit edhe në periudhat kur është e paakesueshme