Roskoveci drejt Rikualifikimit Urban , blloku nr.2”
Tiranë- Vijon puna për “Rikualifikimin urban Roskovec, blloku nr.2”
Krahas ndërtimit të godinës së re të Bashkisë, projekti parashikon ndërhyrje zhvilluese, për të gjithë aktivitetin urban.
Kështu, do të rikonstrukstruktohet rruga kryesore e bllokut, që përveç rrjetit të ri inxhinierik nëntokësor do të pajiset edhe me sinjalistikë dhe ndriçim.
Rruga do të shërbejë për lehtësimin e trafikut në zonën e bulevardit, që do të rikonstruktohet me pllaka guri dhe do të shërbejë si zonë pedonale për qytetarët.
Fasadat e ndërtesave do të trajtohen tërësisht në të gjithë elementët përkatës, ndërsa përgjatë bllokut do të krijohen mjedise çlodhëse me kënde lojrash, hapësira rekreacioni, gjelbërim. Duke krijuar një hapësirë të përshtatshme, për të gjithë grupmoshat.