Kanë filluar punimet për rehabilitimin e unazës Ekonomike të Bashkisë Konispol, Loti i Dytë “(Shkalle – Vrine)”
Tiranë- Aktualisht ky segment rrugor paraqet dëmtime të mëdha të shtresave asfaltike dhe shtresave bazë në pjesën më të madhe të sipërfaqes së rrugës. Për shkak të ngushtësisë të saj, këmbimi i mjeteve është shumë i vështirë.
Me përfitues direkt 205,983 banorë aktualisht po kryhen punimet e mëposhtme:
– Skarifikim asfalti ekzistuese
– Shtresë cakëlli
– Shtresë stabilizanti në trup të rrugës dhe bankina
– Punime për vepra arti (mure mbajtës dhe pritës)
– Punime për veprat e kullimit (Tombino rrethore)
Bashkia e Konispolit ka si aktivitet kryesor ekonomik bujqësinë dhe blegtorinë si dhe tregtinë ndërkufitare me Greqinë.Ndërhyrja është e domosdoshme për përmirësimin e kushteve të kësaj rruge me qëllim grumbullimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore të zonës, drejt tregjeve kombëtare dhe ndërkombëtare.
Duke nxitur kështu mundësi investimesh të reja në bujqësi, dhe sektorët përkatës të përpunimit e rrjedhimisht rritjen e mundësive të punësimit të banorëve te zones.