Tiranë- Fondi Shqiptar i Zhvillimit po zbaton projektin, për ndërtimin e një qendre të Zhvillimit të Turizmit në Valbonë.Kjo qendër do të shtrihet në 4180 m2 hapësirë dhe strukturat kryesore janë 2 ndërtesa; me destinacion zyra (informacion për turistët), bar-restorant, akomodim (dhoma), ambient të ndihmës së shpejtë, sauna dhe një kënd lojrash për fëmijë.
Qendra e Zhvillimit të Turizmit në Valbonë, do të ofrojë një hapësirë komunikimi, çlodhjeje, argëtimi, turizmi, për të gjitha grupmoshat. Kufijtë gjeografikë dhe sociale mes shteteve do të ezaurohen nga natyra e pasur veriore dhe aktivitetet e shumta duke e kthyer, në një nyje turistike të vizitueshme në çdo stinë të vitit.