Kush është i informuar është i shpëtuar
Info & Lajme, Lajme
Tiranë- Tërmeti është një fenomen natyror, që shkenca ende nuk arrin ta parashikojë. Megjithatë, në raste tërmeti të jesh i informuar mund panikun
Në situata tërmeti mbani mend 3 veprimet kryesore të mëposhtme: Ulu, Mbulohu, Qëndro!
- Ulu:Në momentin që fillojnë lëkundjet uluni menjehërë në gjunjë, duke parandaluar kështu që të përplaseni në ambient, në lëvizje e sipër. Kjo do tu japë mundësinë më të mirë që të zvarriteni poshtë një objekti për tu mbrojtur.
- Mbulohu: Vendosni duart mbi kokë në mënyrë që të mbroheni nga sende të forta. Shkoni sa më pranë tavolinës më të afërt, apo një strehë të ngjashme deri sa lëkundjet të përfundojnë. Nëse për momentin nuk keni pranë një tavolinë, shkoni pranë në një nga muret e brendshme të shtëpisë tuaj larg objekteve të larta dhe mobiljeve që mund të rrëzohen.
- Qëndro: Qëndroni pa lëvizur deri sa lëkundjet të përfundojnë. Nëse jeni poshtë një strehe si tavolina, mbahuni aty. Nëse jeni në ambient të hapur, mbroni vazhdimisht kokën dhe qafën tuaj.
Nëse jeni në një karrige me rrota, kyçni lëvizjen e rrotave dhe përkuluni para më trup, duke mbuluar kokën dhe qafën me krahët tuaj. Gjatë lëkundjeve,nuk duhet të vraponi për të dalë jashtë. Në vend të saj, siguroni menjëherë mbrojtje. Nëse gjatë lëkundjeve, jeni në rrugë, qëndroni jashtë dhe largohuni nga ndërtesat dhe linjat elektrike. Nëse jeni duke i dhënë makinës, hapni krahun nga rruga dhe ndaloni. Por mos ndaloni poshtë një mbikalimi, pasi struktura mund të dëmtohet dhe të bjerë.