Unaza Bujqësore e Myzeqesë, fermerët drejt daljes më të shpejtë në tregje
Info & Lajme, Lajme
Tiranë- Në aksin Ngurrëz, Fieri i Ri – Kashtbardhë janë realizuar mbi 60 % e punimeve.
Paralelisht po punohet në dy objektet “Sistemim asfaltimi i rrugës Imësht- Ngurrëz e Madhe dhe “Sistemim asfaltimi i rrugës Fieri i ri – Kashtëbardhë”.
Në këto procese përfshihen:
- Urë me soletone,
- Struktura betoni me çakëll, për mbistrukturën (soleta dhe soletone të parapërgatitur),
- Struktura monolite betoni me çakëll,
- çelik armimi per beton etj.
Rreth 6.600 familje në zonë kanë burim primar të ardhurash bujqësinë dhe blegtorinë.
Kjo ndërhyrje do të mundësojë për fermerët dalje më të shpejtë në tregje, duke ndikuar kështu në rritjen e prodhimit vendas. Si dhe akses me të lehtë të banorëve në shërbimet bazë, për përmirësimin e cilësisë së jetës.