Vijojnë punimet në objektin “Rikualifikimi urban i bllokut nr 2” në Roskovec
Info & Lajme, Lajme
Tiranë- Në qytetin e Roskovecit po vijojnë me ritëm të lartë punimet për “Rikualifikimin urban të bllokut nr 2”. Aktualisht po shtrohen me kubik guri 10×10 rrugicat dhe sheshet brenda bllokut te banimit, si dhe veshja me pllaka guri 50×50 të shkallëve para godinës së re të bashkisë.
Kanë përfunduar suvatimet e brendshme dhe sistemi kapot në godinen e re të bashkisë dhe ndërkohë vazhdon puna me veshjen me terakot të fasadës.