Janë realizuar 80% e punimeve, për “Rikonstruksionin e rrugës hyrëse dhe shëtitoren e Belshit”
Info & Lajme, Lajme
Tiranë- Deri më tani janë realizuar 80% e punimeve, në objektin për “rikonstruksionin e rrugës hyrëse dhe shëtitoren e Belshit”
Aktualisht vazhdon puna për përfundimin e pedonales, shtrimin e fushave të sportit me nënshtresa, sistemim të sheshit kreativ dhe suvatim për godinën e shërbimit.
Gjithashtu ka përfunduar dhe montimi i karuzelit, duke përfshirë kështu, argëtim për të gjitha grupmoshat.
Me të njëjtin emër si liqeni, qyteti i Belshit njihet si qendra tradicionale e Dumresë me një popullsi 14.337 banorë.
Ky projekt po kryhet me financim të Qeverisë Shqiptare, zbatuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe pritet të ketë një impakt pozitiv afatgjatë, në drejtim të rritjes së turizmit dhe ekonomisë lokale.