Furnizim me ujë për 3156 abonentë në zonat rurale, bashkia Tropojë
Info & Lajme, Lajme
Tiranë- Në zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, projekti synon të përmirësojë furnizimin me ujë te 10 fshatrave (Aste, Kucane, Myhejan, Kasaj, Vicidol, Mejdan, Kojel, Shumice, Babine dhe Begaj) të bashkisë Tropojë.
Projekti i furnizimit me ujë për zonat rurale në bashkinë e Tropojës, ka si qëllim të përmirësojë furnizimin me ujë në sasi dhe me cilësi, sipas standardeve dhe udhëzimeve të BE-së.
Komponentët kryesore të kësaj skeme përfshijnë:
- Ndërtimin e linjës kryesore të dërgimit, 14 km
- Ndërtimin e linjës së shpërndarjes, 54 km
- Ndërtimin e 6 rezervuarëve të rinj
- Instalimin e 110 kasetave të parafabrikuara, të cilat do të mbajnë 540 matësa uji
- Instalimin e kutive së matësave kolektive, rreth 332 matësa.
Punimet parashikohen të përfundojnë në Shkurt të vitit të ardhshëm, duke i dhënë kështu një zgjidhje përfundimtare problematikës me ujin e pijshëm, në këto zona.