ADRION 5 SENSES – “Krijimi i emrit tregtar ADRION në turizëm: Nxitja e të pesë shqisave”, pjesë e Konferencës Rajonale InnoXenia
Info & Lajme, Lajme
Tiranë- Projekti ADRION 5 SENSES – “Krijimi i emrit tregtar ADRION në turizëm: Nxitja e të pesë shqisave” ishte pjesë e Konferencës Rajonale InnoXenia që u mbajt në Përmet, në 30 Korrik 2019.
Gjatë kësaj Konference u realizua një prezantim i projektit ADRION 5 SENSES dhe produkteve të tij të cilat synojnë krijimin e një modeli turizmi të qëndrueshëm, që do të identifikohet nën brandin ADRION, dhe do të ofrojë eksperienca multisensoriale dhe përvoja të paharrueshme për turistët, duke i kthyer kështu në turistë besnikë.
Pjesëmarrësit në Konferencë shfaqën interes shumë të lartë ndaj projektit ADRION 5 SENSES dhe modelit të përvojave gjithëpërfshirëse në turizëm, duke u përfshirë në diskutime për të mësuar sa më shumë rreth tij, si dhe duke konsideruar mundësitë e aplikimit të këtij modeli edhe në zonën e tyre.
Ndërlidhja e projekteve që implementohen në sektorin e turizmit në vendin tonë, e më gjerë në makro-rajonin Adriatiko-Jonian, mundëson krijimin e sinergjive mes tyre.