Fondi Shqiptar i Zhvillimit vijon zbatimin e projekteve në interes dhe shërbim të komunitetit
Info & Lajme, Lajme
TIRANË-Ndërhyrja e radhës është ajo për sistemimin e Lumit Zezë në zonën e Fushë – Krujës.
Lumi është furnizuesi kryesor me ujë i një prej kanioneve më të veçanta që ndodhet pranë fshatit Nikël me të njëtin emër, një orë larg nga Tirana dhe së fundmi një atraksion i ri për turistët vendas dhe të huaj.
Kjo jo vetëm për shkak të prurjeve të larta në pellgun e lumit, por edhe për shkak të problematikave në infrastrukturë.
Krahas 2 urave të reja pjesë e investimit me financim të qeverisë shqiptare janë edhe ndërtimi i kanaleve kulluese, pajisja dhe funksionimi me pompa të përkohshme, si dhe pajisje të tjera të nevojshme për të kulluar dhe zhvendosur ujin.
Ky projekt synon të zgjidhë në mënyrë përfundimtare problemin e përmbytjeve dhe të krijojë lehtësi ne qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve.