Rijetëzimi i qendrës historike Vlorë
Info & Lajme, Lajme
Tiranë -Trashëgimia kulturore dhe historike është një aset i rëndësishëm i qyteteve me ndikim në zhvillimin ekonomik të tyre. Ky është dhe synimi i projektit për rijetëzimin e qendrës historike në qytetin e Vlorës.
Me bashkëpunimin e qeverisë shqiptare me Ministrinë e Kulturës,Fondacionin Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim (the_AADF), Bashkinë Vlorë dhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit.
Aktualisht po zhvillohen punime para bashkisë, si:
- shtrimi me pllaka guri,
- rikonstruksioni i infrastrukturës nëntokësore në rrugën “Justin Godart”, për të cilën është planifikuar si hap I radhës
- shtrimi i trupit dhe trotuarëve me pllaka guri.
Kjo rrugë do të jetë e dedikuar për këmbësorët dhe e pajisur me ndriçim, gjelbërim dhe mobilim urban.
Ndërkohë paralelisht është punuar për restaurimin e godinave historike në zonën B, unifikimin e fasadave për të nxjerrë në pah historinë dhe bukurinë e tyre.
Nga ana tjetër, rijetëzimi i vlerave kulturore dhe historike nxit rigjallërimin e traditave dhe promovimin e vlerave kombëtare.