Tiranë -Qeveria Shqiptare në bashkëfinancim me Bankën e Këshillit të Europës, zbatuar përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit kanë nisur fazën e dytë rehabilitimit të qendrës së Tamarës dhe rikonstruksioni i rrugës Vermosh -Doganë, lumore dhe ura mbi përroin e Budacit

Ky investim zhvillohet në kuadër të programit “Punët në Komunitet IV: “Zhvillimi i Alpeve dhe Zonave Bregdetare”.

Punimet në zonat e sipërpërmendura do të përfshijnë:

-ndërtimin e bazamentit të urës mbi përroin e Budacit
-veshje fasade me gurë mbi 1,300 m2
-Ndërtim çatish 1,100 m2
-Shtrim sheshi 1,000 m2 1,500 m3 mure me rrjetë gabion

 

Masterplani i Alpeve është dokumenti strategjik për zhvillimin e integruar të rajonit të Alpeve i miratuar në vitin 2018. Objektivi kryesor i këtij dokumenti është planifikimi i zhvillimit të integruar të rajonit në tërësi për 15 vitet e ardhshme për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe me impakt të drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve.