Tiranë  – Qeveria Shqiptare dhe Banka e Këshillit të Europës financojnë projektin për “Rikualifikimin Urban në Bashkinë Pukë – Faza e Dytë”. Ky projekt zhvillohet dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në kuadër të programit:

  • “Punët në Komunitet IV, Zhvillimi i Alpeve shqiptare dhe zonës bregdetare”

Ky projekt përmban investime të cilat vijojnë si më poshtë:

-rikonstruksioni i rrugëve lidhëse të spitalit,

-Kapotimi i fasadave të objekteve pranë sheshit të Bashkisë,

-Forcimi i mbrojtjes së liqenit të vogël,

-si dhe ndërhyrje të tjera plotësuese në parkun para ish-Hotel Turizmit.

 

Rikualifikimi Urban në Bashkinë Pukë, ka sjellë në vëmendje të opinionit qytezën alpine duke e kthyer në një destinacion turistik për tu vizituar.