Rikonstruksioni i aksit Karbunarë – ish-fabrika e Plastmasit
Info & Lajme, Lajme
Tiranë -Fondi Shqiptar i Zhvillimit rehabiliton tërësisht një prej akseve, i cili ishte lënë jashtë vëmendjes prej vitesh.
Rruga Karbunarë – ish-fabrika e Plastmasit kalon në një zonë me aktivitet ekonomik, tregtar dhe bujqësor dhe tashmë do të zgjerohet në trupin ekzistues të rrugës me 2 korsi nga 4 metra.
Investimi i financuar nga qeveria shqiptare dhe i zbatuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit përfshiu edhe ndërtimin rishtas:
-të infrastrukturës nëntokësore dhe të trotuareve, në ato pjesë që kalojnë nëpër zona të banuara.
Gjithashtu puna ka vijuar me vijëzimet dhe aksesorët sinjalistikë, duke mundësuar dhe sigurinë e lëvizjes për kalimtarët.