Vijojnë punimet: Rikonstruksioni i rrugës nga ish-fabrika e Plasmasit deri në dalje të Karbunarës
Info & Lajme, Lajme
Investimi po zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në kuadër të programit “Rehabilitimi i Segmenteve Rrugore Prioritare” që finacohet nga qeveria shqiptare.
Projekti parashikon 2 korsi për automjetet me nga 4 metra, vepra arti në të dyja anët për mbledhjen dhe kullimin e ujrave, si dhe trotuarë në dy anët në pjesët ku rruga përshkon zona të banuara.
Investimi bëhet i rëndësishëm edhe për faktin që kemi të bëjmë me një zonë që ka prespektivë rritjeje dhe zhvillimi si në aspektin urbanistik, ashtu edhe në atë ekonomik. Segmenti rrugor kalon nëpër një zonë ku banon dhe zhvillon aktivitet social-ekonomik një popullsi e konsiderueshme.