Projekti “BLUE_BOOST “, që po zbatohet në kuadër të programit ADRION, hap Thirrjen për projekt propozime të cilat mbështesin inovacione në ekonominë blu, në mënyrë që të financojë më të mirat prej tyre duke i përfshirë në skemat Voucher.

Partnerët e projektit  (1.Dhoma Kroate e Tregëtisë , Dhoma e Zadar-it; Kroaci, 2.Universiteti i Kamerinos, Itali, 3.Dhoma e Tregëtisë dhe Industrisë ,Selanik, Greqi, 4.Iniciativa Qendrore Europiane, Sekretariati Ekzekutiv, Itali, 5.Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Shqipëri, 6. Parku Shkencor i PATRAS, Greqi, 7. Rajoni i Puglias ,Itali) kanë hapur thirrjen në zonat e tyre pilot. Thirrja po hapet në kuadër të Skemës Voucher të projektit “BLUE_BOOST”, nëpërmjet të cilës të paktën 5 Voucher me një vlerë maksimale prej 10.000,00 € secila, do tu ofrohen ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME-ve) dhe bizneseve të reja (Start-ups).

Përfituesit, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe bizneset e reja, do të kenë mundësi, falë skemës voucher, të realizojnë inovacione në aktivitetet e tyre, duke shfrytëzuar aftësitë teorike dhe teknologjike te ofruara nga Ekspertët (Knowledge Providers-KPs).

Ekspertët mund të jenë: Qendra kërkimore me focus inovacionin, ndërrmarje të specializuara,  agjentë të rinj të inovacionit (si fab labs, hapësira të specializuara kërkimore shkencore etj.).  Ekspertët (KPs) duhet të jenë të regjistruar në galerinë e Expertëve të “BLUE_BOOST”, në linkun

https://blueboost.unicam.it/index.php.

Zbatimi i skemës voucher të sipërpërmendur është aktiviteti kryesor i projektit “BLUE_BOOST” (https://blueboost.adrioninterreg.eu).  Objektivi i përgjithshëm i projektit është rritja e potencialit të inovacioneve  të sektorëve tradicionalë dhe atyre emergjentë të ekonomisë blu me tendencë rritjeje të shpejtë në zonën Adriatiko-Joniane  që përkufizohen si sektorët Blue Growth.

Qëllimi i skemës “Voucher” të projektit “BLUE_BOOST”  është të ndihmojë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për të aplikuar/realizuar nëpërmjet projekteve inovative, produkte, shërbime procese ose modele të reja biznesi.

Aplikimet mund të përfshijnë të gjitha hapat e procesit te inovacionit, ne nivelin teknik, organizativ dhe te marketimit, nga konceptimi dhe prototipet, transferimi, patentimi, komercializimi etj.

 

Aplikantët duhet të jenë ndërmarrje të vogla dhe  të mesme (SME) dhe/ose biznese të reja  (start-ups):

  • Të regjistruar në Shqipëri;
  • Të ketë një status ligjor të pavarur. Konsorciumet janë të përjashtuara.
  • Të veprojnë në një nga sektorët e përzgjedhur të ekonomisë blu sic është përshkruar ne Aneksin 12 (të materialeve që mund të shkarkohen në fund të këtij njoftimi)
  • Të ketë përzgjedhur paraprakisht një ekspert nga galeria e ekspertëve të projektit (“KP Gallery”)

Subjektet të cilat janë të regjistruara më parë në Galerinë e ekspertëve të “BLUE_BOOST”, nuk janë të lejuar për të aplikuar në  skemën voucher.

Forma e aplikimit (Aneksi 1) dhe Anekset e tjera relevante,  të përshkruara analitikisht në Thirrjen për Aplikime, duhet të dërgohen me email tek Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në adresat: (xshurdha@albaniandf.org; ytake@albaniandf.org).

Afati i aplikimeve është shtyrë deri në 08 Korrik 2019 , ora 24.00.

Aplikimet e paraqitura do të vlerësohen nga një Bord i përzgjedhur i përbërë nga ekspertë të ekonomisë blu, ekspertë të inovacioneve dhe përfaqësues të projektit.

Subjektet fituese do të kenë 6 (gjashtë) muaj kohë, duke filluar nga data e fillimit të kontratës, për të realizuar projektet e tyre inovative.

Projekti “BLUE_BOOST”parashikon dhënien e një financimi në formën e një Voucher me një vlerë financimi maksimale prej 10.000,00 €, për projektet innovative (përjashto skema bashkëfinancimi).

Më poshtë mund të linkun për shkarkimin e dokumentave të nevojshme për aplikim dhe ku mund te merrni informacion mbi procesin në tërësi, mënyrat e aplikimit, mënyrat e vleresimit dhe dokumentat bazë që duhen plotësuar.

SHKARKO DOKUMENTAT:

 BLUE BOOST Innovation Voucher Call Application Package Final

 

Për më shumë informacion kontaktoni: xshurdha@albaniandf.org; ytake@albaniandf.org